Marrëdhënia mes Donaldit dhe Beatrix duket se po përjeton ulje-ngritje. Kjo pasi këngëtarja ndjen se ai nuk po i jep më aq shumë vëmendje sa në fillim, madje ka shfaqur xhelozi të hapur edhe për Sarën. Në një bisedë të bërë së fundi me Donaldin ajo është sjhprehur se ka frikë se si do vijojë lidhja e tyre jashtë. Ndërkohë Donaldi nga ana tjetër është munduar ta qetësojë duke i thënë se do jetë “qejf”.

Pjesë nga biseda: Beatrix: Kam shumë frikë për jashtë. Donaldi: Për ça ke frikë? Beatrix: Për jashtë. Donaldi: Në lidhje me mua? (Beatrix pohon me kokë). Donaldi: Por normale, nuk është se jam…është një gjë që, jo që është e re, po ti nis nga këtu, është e çuditshme po. Hë mo se do jetë qejf, po tallesh ti.