Ilir Shaqiri është një nga banorët e “Big Brother Vip” që ka marrë shumë mbështetje nga publiku, por jo të gjithë janë krah tij.

Oni Pustina, dikur fitues i “Dancing With The Stars”, emission ku në juri ka qenë pikërisht Iliri, ka bërë disa deklarata të forta.

Në një postim në faqen e “BB VIP” në Instagram, Oni komenton duke thënë se Iliri ka një jetë që jeton në hijen e Kledi Kadiut dhe që xhelozon çdo shqiptar.

“Ka një jetë që jeton nën hijen e Kledi Kadiut, ”mikut” të tij më të ngushte!Ka një jetë që xhelozon për çdo shqiptar të realizuar në shtetin fqinj, Leoni,Tare,Klajsi e të tjerë.Ka një jeëe që përpiqet me çdo mënyrë dhe intrië që të jetë sado pak në nivelin e tyre duke minimizuar arritjet e tyre dhe duke u përpjekur madje edhe t’iu zërë vendin me mënyrën e tij ortodokse. Prandaj unë vërtet shpresoj që Shaqiri ta fitoj BBV, që më në fund edhe ai të ndiehet i realizuar e të mos vuaj me suksesin e miqve apo ish miqve të tij në Itali, e mbi të gjitha mos të mos sillet me si burrë me gjak gruaje! Forca Shaqir!”, shkruan Oni.

Kujtojmë që Oni Pustina është një nga shqiptarët që janë bërë të njohur në Itali. Ai ka qenë për shumë kohë pranë Maria De Filipit dhe ka qenë i martuar me një nga balerinat e saj historike në programin “Amici”. Ai ka qenë edhe postier në emisionin e saj “C’e posta per te” për disa vite.