Kryeministri britanik Boris Johnson tha se, deri në 90%” e personave të shtruar me Covid-19 aktualisht në Njësitë e Kujdesit Intensiv në spitalet britanike nuk e kanë kryer dozën e tretë të vaksinës dhe për këtë arsye, ai u ka kërkuar edhe një herë qytetarëve që t’i nënshtrohen dozës përforcuese.

Duke folur për gazetarët, kryeministri Johnson shtoi se, 2.4 milionë persona i janë nënshtruar dy dozave, por nuk e kanë bërë dozën e tretë përforcuese, pavarësisht se kjo është e pranueshme, ai tha se kjo kategori është më e ekspozuara ndaj shtrimeve në spitale.

“Jemi duke i shqyrtuar të dhënat dhe sigurisht që ka një rritje të rasteve, më shumë infeksione me Omicron”, shtoi kryeministri Johnson.

“Por, nga ana tjetër, të dhënat kanë treguar se Omicron nuk reagon me agresivitetit”, nënvizoi Johnson, sipas të cilit mbetet thelbësore që qytetarët e Mbretërisë së Bashkuar t’i nënshtrohen dozës së tretë për të shijuar vitin e ri që po vjen, por duke patur gjithmonë kujdes.