Është një Juventus në fushë, gati për ta arkivuar vitin 2021 dhe “shkelur syrin” 2022-it. Është edhe një Juventus jashtë fushës, që shikon nga dritarja për të kuptuar se si është moti dhe ndoshta për të nuhatur mundësinë e merkatos dimërore.

Pika e fillimit nuk ndryshon: nëse skuadra e Massimiliano Allegrit rifreskohet me një ose dy blerje (një qendërsulmues dhe gjysmë-anësor në prapavijë, nëse shfaqet rasti), do të jenë lojtarë që nuk fitojnë shumë dhe janë menjëherë gati, duke pasur parasysh se sezoni është në zhvillim dhe do të marrë kuptimin maksimal në dy muajt e ardhshëm.

“Tuttosport” analizon largimet e mundshme teknike dhe ekonomike ; Arthur dhe Ramsey. Dy lojtarët po lakohen fort në merkaton e janarit; me brazilianin në fokusin e Arsenalit dhe uellsianin e pëlqyer nga Sevilla. Shitja e këtyre dy emrave do të pasohej nga zhvillime të tjera, në hyrje.

Juve sigurisht përqendrohet te të pakënaqurit në skuadrat aktuale, gjë që natyrisht nënkupton 28-vjeçarin Icardi ose bomberin e datëlindjes 1987, Cavani, që synon të shkëputet nga Manchester United (me Barcelonën, megjithatë, në korsinë e shpejtësisë). Emra të tjerë në listën e dëshirave të bardhezinjve janë Aubameyang (Arsenali) dhe Mitrovic (Fulham).

Dyshja e talenteve të preferuar ka emrat e Vlahovic dhe Scamacca, të bashkuar nga një fat i ngjashëm. Përkatësisht, Fiorentina dhe Sassuolo nuk i shesin tani nëse nuk marrin oferta monstruoze. Edhe nëse Manchester United nuk e shet atë me një çmim përfundimtar, sytë janë drejtuar edhe nga Martial, duke pasur parasysh se nuk ka asnjë ndjenjë mes agjentit të tij dhe Rangnick. “Zonja e Vjetër” ka nën monitorim edhe Zakaria e kone. Emra që nuk marrin hov të menjëhershëm, sepse nevoja urgjente për të shitur mbizotëron mbi gjithçka.