Së fundmi Fifi ka bërë një bisedë me ndjekësit në rrjete sociale, ku një prej tyre e ka pyetur: Çfarë të ka dhembur më shumë kur ke dalë jashtë (Big Brother VIP)?

Ajo është shprehur se sharjet dhe ofendimet që familja e saj kanë marrë gjatë kohës që ajo ka qenë brenda shtëpisë e kanë lënduar më shumë se çdo gjë tjetër.

”Rrugëtimi im ka bërë që disa njerëz të iknin vet nga lista e shokëve fals. Kjo më ka bërë me u ndier mirë në fakt. Çka m’ka dhimt janë goditjet që kanë marrë njerëzit e mi duke i ofenduar, sharë, fyer e torturuar. Mesazhe prej më të shpifurve, mesazhe super negative, mos të them dhe kërcënuese. Nuk pretendoj që të më duan të gjithë se do ishte budallallëk. Po të shkonin deri në atë pikë as atë nuk e besoja kurrë”, është përgjigjur ajo.