Mjeku Isuf Kalo, njëkohësisht mik personal i Sali Berishës, ka reaguar pas publikimit të fotos së Sali Berishës me Enver Hoxhën nga gazeta TemA.

“Ndjej detyre qytetare dhe etike profesionale si ish mjek personal aso kohe i Enver Hoxhes dhe familjes se tij, prezent se bashku me kolegun tim Dr Sali Berisha ne fotot e botuara sot ne shtyp te qartesoj opinion publik lidhur me te vertetat dhe rrethanat ne te cilat ato jane realizuar.

Arsyja e prezences se Dr Sali Berishes ne to, ka qene kryesisht njohja e tij personale me te rene e Enverit, Liljana Hoxhen e cila ishte aso kohe kryeredaktore e revistes se aterheshme “Shkenca dhe Jeta”, ne te cilen Dr Berisha ishte njeri prej antareve aktiv te kolegjiumit.

Ajo dhe i shoqi Sokoli e paten ftuar miqesisht ate si edhe mua qe isha pervecse mjek i tyre, dhe kolege e mik i Saliut.

Edhe ne nje dreke familjare ne Valarek te Pogradecit, si dhe ne nje shetitje familjare te perbashket me varke qe jane ilustruaar me fotot respective.

Kjo me qe Dr Berisha njekohesisht ndodhej aso kohe gjithashtu me pushime ne ate qytet.

Ne foton tjeter ku duken Enveri dhe Nexhmije Hoxha ne ecje e siper dhe njekohesisht Dr Berisha ne sfond, ky ka qene aty po ashtu i ftuar personalisht bashke me te ftuarit e tjere nga Liljana dhe i shoqi ne ambientin familjar te shtepise se tyre ne Bllok thjesht per urim, per ti uruar ditelindjen e saj.

Koincidoi qe Enveri me te shoqen erdhen gjithashtu ne ate moment per te uruar te rene.

Ata vetvetiu pershendeten sic eshte zakoni edhe te pranishmit e tjere aty ndonese nuk ishin te njohur prej tyre personalisht me pare, por pa u interesuar e pa biseduar vecanerisht me asnjerin prej tyre .

E verteta eshte qe Dr Sali Berisha ka konsultuar episodiksht si kardiolog disa te semure te Bllokut por asnjehere personalisht Enver Hoxhen dhe as familjaret e tij.

Ne dijenine time lidhjet e asaj kohe te Dr Berishes me banore te vecante te Bllokut kane qene te natyres profesionale pa kuontitacione te posacme politike

Lutem per korrektese ndaj publikut botojeni edhe kete deshmi.

Me nderime. Miqesisht”.