Paloma ishte një ndër konkurrentet e këtij edicioni të “Big brother Vip” që u eliminua që në javët e para të programit. Megjithatë ajo nuk ka ngurruar të thojë cili është fituesi i “Big Brother Vip” sipas saj.

Duke iu përgjigjur pyetjeve të ndjekësve, Paloma ka thënë se fituesi do të jetë Iliri, pasi sipas saj ai është më i miri.

“Sa janë shanset që Iliri ta fitojë Big Brother VIP nga 1 te 10?”, e ka pyetur një ndjekës.

“Deri tani është më i miri për mua, ka ende rrugë për të bërë. Prandaj mbetet për t’u parë. Ama nëse do ketë diçka për t’u gjykuar në vazhdim mos mendoni se do i kursej dhe për Ilirin, të jeni të sigurt”, ka qenë përgjigja Paloma.

“Të pëlqen Iliri?”, e ka dikush tjetër.

“E thashë deri tani…është fituesi për mua”

Kujtojmë që pak kohë më parë, fansat e kanë pyetur pse e ka inat Donaldin dhe Paloma ka thënë se nuk e ka inat dhe nuk e gjykon si njeri, por gjykon momente të lojës së tij.

“Nuk e kam inat. Ashtu siç më gjykoni ju mua në disa momente, ashtu mund ta gjykoj edhe unë Donaldin te ndonjë situatë që nuk më pëlqen. Mos u ndikoni kaq shumë, sepse një situatë që unë e shikoj si jo të arsyeshme nuk do të thotë se mund të urrej një njeri. Nuk janë këto raste për tu urryer njerëz. Urrejtjet ose inatet kanë peshë për mua në situata shumë më të rënda se aq. Nuk e gjykoj Donaldin si njeri, sepse është super djalë, por gjykoj momente të lojës së tij”, ishte përgjigjur ajo.