Këtë të hënë, kryqendra e emisionit “Për’puthen” ka qenë takimi midis Denzelit dhe Alesjas. Ky takim i ka kaluar pritshmëritë e tij, pasi gjatë diskutimit të protagonistëve, u zbuluan shumë gjëra të reja për secilin prej tyre.

Një nga temat e diskutuara u bë edhe e shkuara e Denzelit. Ky i fundit, edhe pse prej 4 muajsh pjesë e “Për’puthen”, dita e sotme ishte e hera e parë që ai hapej dhe rrëfeu lidhur me historitë e tij.

Denzel u shpreh se ka patur një të kaluar shumë të errët dhe mjaft problematike. Ai ka rrëfyer se është përfshirë në shumë thyerje rregullash e ligjesh dhe nuk lejohet që të shkojw më në Gjermani.

“Kam bërë disa gjëra të gabuara, mos i futemi shumë thellë, budallallëqe në cdo aspekt. Çdo gjë të keqe që mund të bësh, e kam bërë. Familja ime ka vuajtur prej gabimeve të mija.”- ka thënë ai.

Ndërkohë, konkurrenti i “Për’puthen” ka treguar një tjetër histori prekëse. Ai rrëfeu vdekjen e ish të dashurës së tij, disa muaj pas ndarjes së tyrë.

“Pasi u ndava, pak muaj më vonë, ajo ndërroi jetë. Ne ishim të lidhur prej dy vitesh, dhe, edhe pse nuk kisha më ndjenja për të, fakti që një njeri i ri ka vdekur dhe e kisha afër gjatë gjithë kohës, të trondit shumë. U ndjeva sikur diçka u shua nga jeta ime. Ndjeva boshllëk brenda zemrës. Aty e kuptova që jeta ikën shumë shpejt”