Eliminimi i Milanit nga Liga e Kampionëve do ta pengojë Zlatan Ibrahimovicin të shënojë golin “më të vjetër” të kompeticionit këtë vit. Ai do të provojë sërish vitin e ardhshëm, përderisa është ende qendërsulmues i Milanit. “Ideja e suedezit, – shpjegon ‘Corriere dello Sport’, – është të luajë edhe një vit, por çështja e rinovimit do të diskutohet më qetë brenda disa javësh. Takimi mes palëve është caktuar për në mars. Maldini dhe Massara kanë lënë gjithmonë një derë të hapur, të vetëdijshëm për rëndësinë e Zlatan në rritjen e të gjithë grupit kuqezi”.