Nga Kimete Berisha/

Letër Shefqet Krasniqit

Ti e di se unë të kam simpati. Anipse asnjëherë nuk jemi parë sy më sy, mua gjithmonë më intereson çfarë thua Ti.

Dhe e di se edhe Ti më lexon mua dhe nganjëherë lutesh për mua!

Herën e fundit Ju më keni bërë shumë të lumtur, sepse keninthënë që ‘kijameti po vjen shkaku se femrat po lakuriqësohen’.

S’di a është gjynah, ama unë gjithmonë e kam

pasur dëshirë ta pres kijametin e gjallë.

I nderuari imam!

Unë kur dua, dua thellë dhe s’ka vend që s’më dhemb nga dashuria.

Për të mos u ndarë me njerëzit që i dua një nga një, pra për të mos u bërë shpirti im copë-copë duke i përcjellur njerëzit që dua nga kjo botë, kam preferuar që të ‘shkojmë’ kolektivisht, në grup, dorë për dore në tjetrën botë!

I nderuari imam!

Nuk e di a kam mëkatuar.

Nganjëherë kam dëshiruar të vdes, të vdes para dashurive të mia.

S’di a mund të duroj jetën pa dashuri!

Unë jam e lindur në Mitrovicë, dhe jetoj në Prishtinë. A më kuptoj çfarë ndjej kur të them se për mua Prishtina është gurbet.

Sepse ndarja nuk matet me kilometra.

Në momentin që del nga shtëpia e vendlindjes, je larg.

Kur nuk je në shtëpi, je larg.

Prandaj unë i kuptoj mërgimtarët kaq fort.

Kur unë shkoj në vendlindjen time, gjithmonë ik pa u hetuar nga shtëpia, para se të lind dielli (i rrej prindërif, u them se më duhet të shkoj shumë herët në punë), por mua askund nuk më pret askush, e ata nuk e dinë, se unë iki nga ndarja me ta.

E urrej përqafimin, e urrej lamtumirën, e urrej ndarjen. Nuk dua të ndahem.

Ah, ai shikimi me lot i nanës sime kur më përcjell në oborr.

Dhe, pamja e trupit të saj që zvogëlohet në pasqyrën e veturës sime derisa largohem, gjithmonë ndjej ‘mos është e fundit’.

Unë ndjej më shumë dashuri sesa që ka dashuri për të ndjerë. Kur mungon dashuria, e krijoj me mendime, që të kem arsye të vuaj.

Ti këqyr analizoje situatën time, ndoshta unë kam sevda në mallëngjim!

Herën e fundit, imami im i dashur, m’u ka dukur s’e e kam gjetur një rrugëdalje.

Thashë: do të pres derisa të vdes ime ëmë, e pastaj do të vdes pas saj. M’u duk se e gjeta zgjidhjen.

Deri në Vushtrri, qava. Kur policia të gjejnë duke qarë, nuk të dënojnë për shkelje të rregullave në trafik…më ka ndodh me

mbush vaj edhe policin…

Polici – Pse po qan?

Unë – Më ka marrë malli….

Kur u ktheva në shtepi, me mendimet që do të pres derisa ime ëmë të largohet, në mënyrë që të largohem më lehtë nga kjo botë…

por shpirti i ëmbël, imamii im, mbrëmja më shkoi duke kërkuar një gabim të saj, në mënyrë që ta dua më pak.

Dhe e gjeta një.

Imam i dashur, Shefqet Krasniqi,

unë kam dëshirë të dukem bukur, elegante dhe seksi.

Unë kurrë në jetë nuk kam mashtruar, nuk kam gënjyer, nuk kam tradhtuar. Unë jam arrogante, sepse nuk varem nga askush. Jam e lirë, sepse s’kam

çfarë të humb, asgjë nuk është e imja, nëse unë jam e Zotit.

Unë nuk fitoj nga shkrimet e mia, unë vetëm humb nga shkrimet e mia: humb njerëz, humb punën, humb pare, e humb bukën, e humb ardhmërinë.

A mund ta besosh imami im i dashur, se nuk e kam asnjë shoqe momentalisht, sepse ato që janë të punësuara (kanë frikë mos pushteti i largon nga puna kur i shohin me mua), e ato që janë të papuna, kanē frikë se sherri im nuk do të gjejnë punë.

Jam e vetmuar.

Ismail Kadare i këndoi kaq bukur vetmisë që për vete nuk e përjetoi kurrë:

‘Dimër edhe vere qyqe

tridhjetë vjet në shkallë

po ç’pret moj e gjorë dhe moj

Aliu s’është gjallë’

Unë po vuaj. Këtu në këtë varg (jam duke qarë), nejse, vaji filloi më lart në një tjetër varg (aty ku fillova të ik nga dashuria dhe të dvdes), por kjo vetmi, imam, ti se di sa zor është të jesh femër shqiptare.

Po më bëjnë ‘disidente’ me zor, miku im (që e dinse më kuptoni, se me ty e ndajmë bashkë edhe shenjën e horoskopit – të dy jemi binjak jë zodiak, që do të thotë se njëra anë e jona gjithmonë mbetet e pakuptuar dhe misterioze).

Unë nuk jam disidente.

Unë jam shoqe e mirë.

Imami im i dashur.

Nëse lakuriqësia e femrave do ta sjellte kijametin, unë do të isha e para që do të dilja cullak.

Dhe do të organizoja zhveshje kolektive.

Do të ishte edhe sevap. Të vdekurit e ngujuar në varre, me padurim e presin fundin e jetës në tokë, që të çohen nga varret e të nisen për në parajsë!

Do të isha shumë e lumtur, nëse fundi i botës do të varej nga zhelet tona.

Është kënaqësi e madhe të ndjesh sikur nga ti varet fundi i botës.

Nëse qysh ka thënë shovinisti James Broën ‘Kjo botë është e burrave’, s’ka kënaqësi më të madhe sesa gratë të vendosin ‘deri kur kjo botë do të jetë e burrave’!

I dashuri imam,

Ndoshta po mëkatoj me mendime, se e di që është gjynah ‘të mendosh shumë’, por ti lutu për mua.

Lutu, të lutem!

Lutu që të mos

mbetet vetëm, se e kam shumë mërzi.

Lutu që të më pëlqej mua një burrë, lutu që unë ta gjej një shok, thjesht lutu për mua.

Nëse lutja jote pranohet nga Zoti deri në Shen Gjergj, unë të premtoj publikisht se s’do të dukem më seksi, dhe se s’do të lë pjesë të trupit pa e mbuluar me basmë!

Dhe mbi të gjitha nuk do t’i organizojë gratë që ta shkaktojnë kijametin!

P.S. Ditën e Kijametit edhe më të afërmit do të të braktisin.

Zoti ithotë:

– Atë Ditë njeriu do të ikë nga i vëllai, nga e ëma dhe nga i ati, nga e shoqja dhe nga fëmijët e vet.” (Sure “Abese”, ajetet 34-36).