Ditën e djeshme, ish-lojtari i Udinese, Antonio Di Natale është grabitur brenda vilës së tij. Ai i ka rrëfyer ato momente frike për “Gazzetta dello Sport” si vijon: Të gjithë jemi mirë. Tani jemi të qetë. Në përgjithësi, gjithçka shkoi mirë. Sidoqoftë, ato ishin momente frike të madhe.

Gjithçka zgjati maksimumi 20 minuta. Ne ishim në shtëpi gjithë kohën, krejt familja. Nuk ishte situatë e lehtë. Mua më morën një orë, si dhe një gjerdan floriri të djalit. Grabitësit nuk prekën njeri me dorë dhe kjo ishte gjëja më e rëndësishme. Mendoj se i kam trajtuar mirë (qesh), iu dhashë orën dhe varësen e djalit, pastaj u larguan.