Këngëtarja e njohur shqiptare, Dua Lipa ka ngritur emrin e saj në majat më të larta të botës,përmes sukseseve me albumet dhe këngët e saj.

Albumi i fundit “Future Nostalgia” ka ndikuar që emri i Duas të jetë i pranishëm në gazetat dhe lajmet botërore, por kjo nuk është e gjitha.

Dua Lipa së bashku me Ed Sheeran dhe Post Malone janë të vetmit artistë me 2 albume në Top 10 albumet më të dëgjuara të të gjitha kohërave në Spotify.

Pra Dua Lipa është e vetmja artiste femër që e thyen këtë rekord.

Spotify është një platformë muzikore, e cila përmbanë statistika të ndryshme dhe të dhëna për artistët e njohur ndërkombëtar dhe jo vetëm.

26 vjeçarja ka anuluar së fundmi dy konerte të fundvitit, kjo për shkak të problemeve që ajo ka pasur me laringun e saj.

Kujtojmë se sipas një raporti të ri nga “The Sun”, këngëtarja shqiptare ka fituar shifra të çmendura në vitin 2021. Cdo muaj, ajo ka fituar mbi 2.5 milion dollarë.

Kjo do të thotë që Dua fitonte 82,000 dollarë çdo ditë, gjë që e dyfishoi pasurinë e saj në harkun e një viti të vetëm. Vlerësimet thonë se ajo kishte rreth 30 milionë dollarë në vitin 2020 dhe tani ka në llogari 62 milionë dollarë.