Deputetja e PD, Grida Duma duke folur për ABC nga Pallatin e Kongreseve ku po mbahet Kuvendi Kombëtar i Partisë Demokratike, ka theksuar se në mbledhjen e djeshme të Kryesisë nuk ka pasur debate por një diskutim.

Duma shton se Partia Demokratike po angazhohet për vazhduar fokusimin e saj politik pro perëndimor dhe pro amerikan. Sipas saj askush nuk mund t’i fshihet të vërtetës dhe pavarësisht se balancat u prishën PD do të vijojë në këtë rrugë.

Pas përjashtimit nga grupi në shtator, sjellim në vëmendje se në mbledhjen e Kryesisë së PD-së, n/kryetari Enkelejd Alibeaj propozoi që në strukturat qendrore të PD-së të mos ketë asnjë individ që është shpallur “non grata”. Shënjestra ishte e qartë, Sali Berisha.

Lidhur me këtë Grida Duma ka theksuar se do të jetë Kuvendi që do të votojë për Berishën dhe do të vendosë për të. E pyetur për një përjashtim të mundshëm të Sali Berishës, zonja Duma ka thënë:

“Pritet të votohet. Kjo ka ndodhur me pezullimin e tij. Fakti që Berisha nuk e pranon këtë është çështje personale e tij. Është e rëndë për të se ka 30 vite, ai njëri që qeverisë opozitën apo pushtetin.

Nuk ka vendim më të mirë se vota e Kuvendit. Ndodhi me vetëpërjashtimin e tij kjo situata për Sali Berishën.”/