Në 24 orët e fundit në Greqi është shënuar rekord rastesh të reja me COVID që prej fillimit të pandemisë.

Mediat greke bëjnë me dije se kanë konfirmuar pozitive me COVID 9284 raste të reja.

Ndërkohë kanë ndërruar jetë 66 pacientë duke e çuar numrin e përgjithshëm të viktimave në 20 496 në total.

Numri i pacientëve që po trajtohen në intubim është 629, 533 prej të cilëve janë të pavaksinuar ose kanë marrë vetëm një dozë vaksine.

Gjatë 24 orëve të fundit në spitale janë shtruar 289 pacientë të rinj, ndërsa mesatarja e 7 ditëve të fundit është 317 pacientë.