Sekretari i Përgjithshëm i Partisë Socialiste, Damian Gjiknuri uroi sot qeverinë e re gjermane dhe Kancelarin, Olaf Scholz.

“Në emër të Partisë Socialiste të Shqipërisë i uroj suksese qeverisë së re gjermane dhe Kancelarit Olaf Scholz. Kabineti i koalicionit qeverisës, udhëhequr prej socialdemokratëve, i cili merr sot votën e Bundestagut, do të jetë një garanci më shumë për mbështetjen e Shqipërisë, Kosovës dhe të gjithë Ballkanit Perëndimor në procesin e integrimit evropian”, tha Gjiknuri.

Ai theksoi se “Partia Socialiste dhe SPD do të intensifikojnë bashkëpunimin e tyre në frymën e mirë të marrëdhënieve midis dy vendeve tona”.