Sekretari i Përgjithshëm i Partisë Socialiste, Damian Gjiknuri zhvilloi sot një takim me asamblenë socialiste në Njësinë Administrative Labinot – Mal, Elbasan.
Sipas Gjiknurit, “po shkon drejt përmbylljes procesi i analizës së rezultatit të 25 prillit, që i paraprin riorganizimit të çdo strukture”.
Gjiknuri tha se “paralelisht me këto dy procese vijon edhe krijimi i regjistrit digjital të partisë”.

“Përmbushja e detyrave të caktuara në Kongresin e PS është domosdoshmëri në mënyrë që të dalim sërish fitues në sfidat e radhës elektorale”, tha Gjiknuri.