Një rekord i ri ditor për administrimin e vaksinave kundër Covid-19 është arritur sot në Gjermani pasi varianti Omicron ka filluar të përhapet në kontinent.

Instituti ‘Robert Koch’ në Gjermani për kontrollin e sëmundjeve raportoi se, të mërkurën janë kryer 1.496 milion injektime.

Kjo përfshinte pothuajse 1.3 milionë injeksione përforcuese dhe 97,400 vaksinime për herë të parë.

Rekordi i mëparshëm u arrit më 9 qershor ku u kryen 1.43 milionë doza.

Në përgjithësi, 70 për qind e popullsisë tani konsiderohet e vaksinuar plotësisht.

Shkalla e vaksinimit në Gjermani ka mbetur prapa në krahasim me disa vende të tjera të Evropës Perëndimore. Në veçanti, shtetet e Gjermanisë Lindore kanë një normë më të ulët se mesatarja e përgjithshme kombëtare.

Sipas shifrave zyrtare, të paktën 58.2 milionë perosna në Gjermani kanë kryer injeksionin e dytë.

Të paktën 22.9 milionë persona, ose 27.6 për qind e popullsisë, kanë kryer vaksinën shtesë përforcuese.