I intervistuar nga “sportpiacenza”, ish-sulmuesi i Milanit dhe Fiorentinës, Alberto Gilardino foli për dhënien e “Topit të Artë” të fundit, duke trajtuar edhe çështjen e sulmuesve. Natyrisht, u ndal edhe te Dusan Vlahovic, një nga yjet më të ndritur në Serie A:

“Ndoshta gabimi i vërtetë ishte që nuk u dha vitin e kaluar, kur Lewandowski do ta kishte fituar qartësisht ‘Topin e Artë’. Për mua ishte e drejtë që t’ia jepnin përsëri këtë vit, së pari sepse nuk e mori kur mundi dhe më pas sepse në çdo rast Messi e kishte fituar tashmë gjashtë herë.

Prandaj ishte e mundur, e përsëris, të kompensohej gabimi që nuk e dhanë atë në vitin 2020. Megjithatë, Lewandowski për mua mbetet qendërsulmuesi më i fortë në Evropë së bashku me Haaland. Janë dy lojtarë në faza krejtësisht të ndryshme të jetës së tyre.

Në Itali më pëlqen shumë Vlahovic, i cili ende nuk ka konkurruar në fushën evropiane, por po bën shumë mirë te Fiorentina”.