Teksa Sali Berisha vijon të angazhojë të gjithë aleatët e vet për të gjetur si rrugëdalje nga beteja e tij me Shtetet e Bashkuara hipotezën se nuk ka fakte ndaj tij, janë vetë njerëzit besnikë të tij që i kanë adresuar një sërë akuzash.

Genc Pollo, ish nënkryetar i Partisë Demokratike tregonte raportet ku kritikohej Sali Berisha.

“Nuk merrem me akuza të tilla sepse ata dalin nga shkolla e Ramiz Alisë dhe janë një faqe e kaluar për vendin, por raporti i EDU-së na është dorëzuar zyrtarisht dhe është botuar dhe në mediat shqiptare. Mua më vjen keq që fraksioni i Berishës bie në këtë nivel.

Raporti ka qenë kritik ndaj tij, por në vend që të bëhet burrë dhe të thotë që raporti është kritik dhe unë nuk pyes apo raporti është kritik dhe unë do të bëj korigjime, ai futet në “cic-mic” apo “e lagu se lagu” .

Po të ecësh me këtë logjikë mund të thuash që mali i Dajtit nuk është pas Tirane apo kulla e sahatit nuk është në qendër të qytetit”, thoshte Pollo.

Ndërkohë, pas ardhjes në qeveri, Berisha u bë një idhull për Pollon ashtu si tani kur Departamenti Amerikan i Shtetit e ka shpallur “non grata” si minues të demokracisë dhe të korruptuar duke mos lënë pa përmendur edhe aleatët besnikë.