Në kuadër të nismës së ‘Open Balkan’ kryeministri Edi Rama, presidenti i Serbisë Aleksandër Vuçiç dhe kryeministri i Maqedonisë së Veriut, Zoran Zaev po diskutojnë në lidhje me forumin e Agro-Kulturës dhe Kooperimit Rajonal.

‘Marrëveshjet do të ndryshojnë krejtësisht natyrën e ndërveprimit midis vendeve pasi praktikisht ne me këtë marrëveshje kemi hequr pengesat që ua kanë bërë jetën njerëzve që punojnë në sektorin e bujqësisë, kur përpiqen të kalojnë ndërmjet vendeve tona. Këto marrëveshje trajtojnë çështjet thelbësore të veprimtarisë kufitare. Kjo platformë shumë bazë e jetike nuk u ndërtua, tregu rajonal, por sot ne e themeluam me nënshkrimin tonë, që nga janari i vitit të ardhshëm do të shohin përfitimet e këtij nënshkrimi. Ky takim i parë do të jetë vetëm nisja e një punë midis jush së bashku që tashmë është koha për të punuar shumë më tepër në bazën e dijes. Duke pasur përparësi të qeverisë sonë. Prej këtej e tutje të çelni një treg të përbashkët shkëmbimesh, dhe për të synuar arritjen e programeve të përbashkëta.’- tha Rama.