Gazetarja e njohur Jonida Aliçkolli ka humbur një ndër njerëzit e saj më shtrenjtë. I ati është ndarë nga jeta këtë të premte.

Lajmin e ka bërë të ditur vetë gazetarja me anë të një postimi në rrjete sociale.

“Me zemren e thyer po shkruaj fjalet me te trishta te jetes sime… Babi im Hasan Aliçkolli u nda nga jeta sot. Vendi i pritjes behet ne Kombinat tek “Dantris” prane njesise bashkiake nr 6. Varrimi behet neser ne oren 11:00 ne varrezat e Sharres”, ka njoftuar ajo.