Dashi
Nëse në këtë kohë askush nuk do të gjejë forcën për të marrë vendime serioze kjo do të thotë se dikush tjetër do të bëjë atë për ju, edhe shumë më shpejtë. Ndoshta nuk keni pasur shtytjen e duhur. Dicka duhet ndezur brënda jush në vënd që të jeni gjithmonë në prag të një zgjedhje që është tani atje, në dorë dhe pa dyshim e marrë tashmë.

Demi
Dita e sotme do nisë plot diell dhe buzeqeshje.Marrëdhënia me partnerin do jetë e shkëlqyer. Buxheti nuk do jetë i keq, pra gjithcka po ecen për së mbari, përqëndrohuni pak më tepër tek puna dhe do ndiheni një njeri i plotësuar.

Binjakët
Të gjithë rreth jush kanë dicka për të thënë dhe dicka tjetër për të bërë në këtë kohë por ju nuk mund të ndaleni, as të ndaloni atë që është ndez, kështu që duhet të merrni me përgjëgjesi nga sa mund të duroni.Do të filloni nga sot një rrugë të re që do ju bëjë më të vetëdijë për limitet dhe aftësite e tua.

Gaforrja
Sot gjithcka do të nisë me ritmin e duhur, edhe pse ju jeni të ndrydhur për shkak të situatave që keni kaluar disa ditë më parë. Njerzit pranë jush do ju këshillojnë të jeni më të zellshëm dhe më guximtarë, por ju do të vazhdoni ritmin tuaj

Luani
Keni gjetur rrugën e duhur për tja dalë I vetëm pa ja shtrirë dorën askujt. Është një peridhë shumë me fat për ju. Por mos u tregoni egoist, suksesi shijon më tepër nëse e ndani me njerzit që kanë nevojë për ju. Bëni bamirsi.

Virgjëresha
Sot keni për të qënë të rrethuar nga shumë persona që janë të interesuar në projektin tuaj. Bëni kujdes sepse dikush nga ta mund tju krijojë probleme.

Peshorja
Do jeni të parrezistueshëm gjatë kësaj dite ju të dashuruarit dhe do bëni gjëra ekstravagante, por tejet emocionuese. Çdo gjë ka për të qënë më ndryshe dhe shpesh do ju duket sikur jeni mbi re. Beqarët do kenë dëshira të çmendura, por që fatkeqësisht nuk do mund t’iu plotësohen.

Akrepi
Duhet të tregoheni të sinqertë me personat që keni pranë zemrës. Të ardhurat do vazhdojnë të jenë delikate. Mos kryeni asnjë operacion që mund të jetë i rrezikshëm.

Shigjetari
Si ju ashtu edhe partneri juaj do jeni te disponueshem në çdo moment ndaj njeri-tjetrit dhe do kaloni çaste të mrekullueshme. Nuk do mungojnë për asnjë çast edhe surprizat.

Bricjapi
Ka rrezik të kaloni një eksperience te papëlqyeshme sot në jetën tuaj në çift dhe do mërziteni tej mase. Gjendja financiare mund të jetë mjaft delikate

Ujori
Nuk do arrini dot të fiksoheni pas dikujt duke qenë se do njiheni më shumë persona. Në planin financiar gjërat do ecin më së miri. Megjithatë vazhdoni të tregohuni të matur.

Peshqit
Falë Marsit do realizoni disa takime të këndshme. Të ardhurat do kenë disa përmirësime të vogla. Kënaquni me aq njëherë dhe mos kërkoni të bëni çmenduri