Evi Kokalari i ka bërë thirrje kreut të PD-së, Lulzim Basha, që të marrë përgjegjësi për dhunën verbale, psikologjike e fizike ndaj saj dhe disa grave të tjera në ndërtesën e PD-së.

Ajo shkruan se dy gra u përpoqën të intimidonin me sharje vulgare e dhunë fizike atë dhe gratë e tjera, teksa kreu i PD-së Basha ndodhej në zyrë.

Kokalari thekson se do shkojë në PD sa herë të ketë takim pasi është e mandatuar nga 4446 delegatë të PD-së.

Po kështu ajo paralajmëron se nëse shfaqje të tilla do përsëriten atëherë Basha do marrë përgjigje të merituar e agresive, që do bëjnë që dosja Muzin dhe shkarkimi i tij t’i duken lule.

“Lulzim Basha duhet të marrë përgjegjësi për dhunën verbale, psikologjike dhe fizike të ushtruar ndaj meje dhe disa grave të tjera në ndërtesën e PD-së sot.

Dy gra, që ishin komplet jashtë kontrollit, u munduan të na intimidonin me sharje vullgare dhe dhunë fizike, dhe Lulzim Basha që ishte në seli, nuk mori mundimin ta ndaloj për gati një orë që ishim aty, që do të thotë që Lulzim Basha ishte pjesë e këtij vullgariteti.

Basha duhet të kuptoj që unë do vi sa herë kam takim në seli, sepse jam e mandatuar nga 4446 delegatë të Partisë Demokratike.

Nëse herës tjetër që do jem aty, do përballem po me këtë vullgaritet, Lulzim Basha do marri një përgjigje jo vetëm të merituar, por dhe shumë agresive, që do mallkoj ditën që humbi llogjikën ndaj meje, d.m.th shkarkimi nga detyra dhe dosja e Nick Muzin, do të ishin vërtet problemet më të vogla që Luli do ketë ndonjëherë në jetë” – shkruan Kokalari