Italy: SS Lazio vs CFC Genoa - Serie A, Official Logo Serie A before the Italian Serie A football match between SS Lazio and Genoa CFC at the Olympic Stadium in Rome, on september 29, 2019. Photo by Silvia Lor/Sipa USA ACHTUNG: NUR REDAKTIONELLE NUTZUNG, KEINE ARCHIVIERUNG UND KEINE BUCHNUTZUNG Rome Italy PUBLICATIONxINxGERxSUIxAUTxONLY Copyright: xSilviaxLorx 20190930001423132008

Romelu Lukaku do të kthehet në Itali.

Ky është lajmi i dhënë nga menaxheri i sulmuesit belg Federico Pastorello.

Pas dy viteve të kaluara tek Inter, 28-vjeçari është transferuar te Chelsea për 115 milionë euro.

“Romelu është i dashuruar me Italinë”, ka thënë Pastorello për Tuttosport.

“Tani është momenti që të përqendrohet te Chelsea, por herët ose vonë do të kthehet në Serinë A”.

Fjalë të qarta, që bëjnë të ëndërrojnë shumë tifozët.

Ata të Inter-it nuk e kanë pritur mirë lamtumitën e tij dhe tani, Dzeko me Correa-n duket se kanë bërë që belgu të harrohet shumë shpejt.

Skuadra që mund ta presë me krahë hapur belgun është Juventus, që ka kërkuar ta marrë para se lojtari të transferohej te zikaltrit para dy vitesh.