Ana Lleshi është rikthyer si konkurrente në Për’puthen. Ajo është veshur si infermiere duke ironizuar daljen e saj nga programi.

“Është hera e fundit që shpërndaj paracetamola dhe doja ta praktikoja këtu në Përputhje dhe të startoja nga fillimi”, tha Ana.

Një nga djemtë që shprehu interes për Anën ishte Erjoni. Erjoni u shpreh se me Anën ka fantazuar çdo gjë kur e shihte nga ekrani në sezonin e vitit të kaluar. Nuk mungoi ndërhyrja e Rrushes, me të cilën konkurrentët e tjerë kanë vënë re shikime që i cilësojnë si të zjarrta.