Nga ARTUR AJAZI/ Nuk është e thënë që, të drejtosh një parti politike, apo një qeveri me ministra kukulla, dhe të mos ecësh në “gjurmët e idhullit tënd shpirtëror”. Kjo ndodh shpesh, dhe jo vetëm tek ne. Në politikë veçanarisht, dikush mundohet ti ngjasë dikujt, që dikur e ka patur “xhan” dhe i është përulur dhe përkujdesur, pa përjashtuar edhe shërbimet e tjera. Njeriu që e ka “luftuar” më shumë në Shqipëri në fjalimet, bisedat dhe takimet me njerëzit, ish-udhëheqësin komunist Enver Hoxha, habitshëm mbetet Sali Berisha. Sikur njerëzia, të mos e dinin se ai, ka qenë aq i dëshiruar, aq i afërt dhe aq i lumturuar kur ishte pranë tij, ndoshta nuk do ta kishin besuar. Por ja që historia flet, dhe është memoria më e mirë për një popull dhe një kombi. Sali Berisha, njeriu që edhe 5 vjet, pas vdekjes së Enverit, i thurrte lavde Ramiz Alisë para studentëve në 1990, si “komandanti legjendar i brigadave partizane”, papritur u transformua në “antikomunist, antiregjim, dhe demokrat i orëve të para”. Ashtu siç u pranua anëtar i PPSH me devocion të madh, ai me aq devocion nisi ta luftojë emrin dhe figurën e idhullit të tij, për të krijuar idhullin e vet. Por ajo që binte në sy, dhe vashdon ta surprizojë opinionin edhe sot, është forma dhe mënyra, se si ai, Sali Berisha akuzon, lufton dhe kryqëzon edhe sot çdo kundërshtar. Ashtu siç bënte dikur edhe Enveri. Epo, ti ngjajë kaq shumë? Edhe po të shikosh ecurinë politike, morale dhe drejtimin struktural të Partisë Demokratike nga dita e ardhjes së Sali Berishës si kryetar i saj, do të konstatosh një hije dhe kopje brilande të Enver Hoxhës. Ai e kërkonte gjithë partinë për vehte, nuk donte askënd ti avitej nëpër këmbë, askënd ti thosh një fjalë kundër vullnetit dhe aprovimit tij, aq sa në mbledhjet e kryesisë nuk e kishte për gajle, ti ofendonte dhe denigronte ata që dilnin nga “rreshti”. Sali Berisha krijoi në Partinë Demokratike, hijen dhe frikën e tij, krijoi bustin dhe monumentin e tij të gjallë, krijoi citatet dhe profilin e tij, te mëndja e çdo ithtari, duke shfrytëzuar mrekullisht si “Ati i tij shpirtëror”, paditurinë e atyre që e mbështetën. Të mohosh dhe bësh hasha, ndihmën, kontributin , dhe mirësinë që dikush ta ka dhënë dikur, dhe të bëri pjesë të familjes, është më keq se pabesi. Të gënjesh hapur fare, jo një parti por një popull duke deklaruar se “unë nuk e kam njohur, takuar dhe admiruar kurrë Enver Hoxhën”, kur ka ndodhur e kundërta, kjo është më keq se paturpësi. Dikur, por dhe sot e kësaj dite, Sali Berisha, kur rreket të dalë nga situata dhe sikleti, krahason çdo socialist dhe veçanarisht kryetar PS me “enverizmin”. Më komike bëtet situata, kur arrin të krahasojë Edi Ramën, me ish-diktatorin Hoxha. I futur thellë në kujtimet dhe imazhin e Enverit, ish-kryetari Partisë Demokratike e ka të pamundur ta harrojë periudhën e artë kur ndodhej pranë tij, kur takohej dhe futej si “mik” në vilën e tij, apo kur takonte Nexhmijen dhe djemtë e tij, të cilët sapo mori pushtetin i preu në besë, duke i futur në burg. Sali Berisha, ka arritur ta “elektrizojë masën” siç bënte Enveri, ka arritur ta mbajë në errësirë shumicën e tyre, duke i ngopur me dogma dhe fjalime boshe. Askush më mirë se ai, nuk imiton dhe ngjason në politikë si Enveri, askush më mirë se ai nuk ka arritur ta “trullosë” shumicën e anëtarësisë me demagogji imponuese ashtu siç bënte Enveri, askush nuk e njeh më mirë se ai, teorinë komuniste “mbrojtja më e mirë është sulmi”, ashtu siç kërkon të mbetet i përjetshëm, edhe në parti si Enveri. Epo ti ngjajë kaq shumë …………
Epo, ti ngjajë kaq shumë……
..
Tropojë, mbante kallashnikov pa leje në banesë, në pranga një 73-vjeçar
Një 73-vjeçar në Tropojë është vënë në pranga pasi iu gjet një kallashnikov pa leje në banesë.
Bëhet fjalë për Demush Hajdarajn, 73-vjeç i cili...
Paditi KQZ-në dhe kërkoi shfuqizimin e regjistrimit të koalicionit ‘Bashkë Fitojmë’ në zgjedhjet e...
Kolegji Zgjedhor Gjyqësor ka rrëzuar ankimimin e bërë nga Partia Demokratike e drejtuar nga kryetari i Komanduar Enkelejd Alibeaj. PD përmes Indrit Sefës kërkoi...
Shpenzoi 52 milionë euro, Liverpool humbet mesfushorin me parametra zero
Liverpool dhe Naby Keita do të ndajnë rrugët në fundin e sezonit, me klubin qe ka konfirmuar “divorcin”.
Drejtuesit e ” The Reds” nuk i...
“Produksioni e fshehu”, rrëfehet kanadezi Kevin Jacobs, tregon dhuratën që i ka dërguar Luizit
Kevin Jacobs është mjaft aktiv në rrjetet sociale që pas numrit të madh të ndjekësve që fitoi pasi Luiz Ejlli e përmendi në “Big...
Lëndohet Ibrahimovic, pritet të mungojë një muaj
Sulmuesi i AC Milan, Zlatan Ibrahimovic ka pësuar një tjetër lëndim që pritet ta mbaje jashtë fushës së fushës së gjelbër për disa javë.
41-vjeçari...
Turqia ratifikon aplikimin e Finlandës për anëtarësim në NATO
Finlanda do të bëhet anëtarja më e re e NATO-s, pasi Parlamenti i Turqisë, ka votuar për të ratifikuar anëtarësimin e saj në aleancën...
Donald Trump i pari president në SHBA i vënë nën akuzë penale, demokratët: Askush...
Presidenti i SHBA Joe Biden nuk ka komentuar aktakuzën e paraardhësit të tij dhe ka pasur pak përgjigje zyrtare nga Komiteti Kombëtar Demokratik.
Por disa...
Dea Mishel: Të bëjmë një skulpturë dhe ta shesim, Lekët t’i shkojnë familjes së...
Në nder të viktimës Pal Kola, punonjësit të sigurisë së godinës së Top Channel, i cili humbi jetën padrejtësisht pak pas mesnatës të...
Këto janë shenjat e horoskopit që kurrë nuk duhet të dashurohen me njëra-tjetrën
Përpara se të përfshiheni kokë e këmbë në një lidhje të re, kini parasysh që yjet mund të kenë planifikuar një fund të shëmtuar...
E mbajtën të fshehtë prej vitesh dhe ishin hermetikë për lidhjen e tyre, Flor...
Prej vitesh është përfolur për një romancë mes Liberta Spahiut dhe Flori Mumajesit por asnjëherë nuk ëshë pranuar nga dy personazhet e ekranit
Ata e...