Nënkryetari i Partisë Demokratike Enkelejd Alibeaj deklaroi në Publikisht në RTSH se që nga largimi i Berishës nis testi real për Lulzim Bashën në postin e kryetarit të Partisë Demokratike.

Ai tha se këto tetë vite kanë qenë të sikletshme për Bashën në krye të PD për shkak se nuk ndodhte asgjë pa dhënë miratimin e tij edhe Berisha.

“Ne nuk e duam në. As koha nuk e do më modelin e partive post komuniste me një lider të fortë që vendos çdo gjë ashtu si do ai. E drejta do të ishte që në 2013 Berisha të kishte ikur në mënyrë të sinqertë.

Bashës i ra për hise që në këto 8 vite të vazhdonte në këtë formë. Për 8 vite është munduar në atë situatë të padrejtë ndaj atyre demokratëve. Në fund edhe kur erdhi shkaku final u soll si njeri normal që të bënte edhe lëvizjen e fundit njerëzore që të rrudhte pasojat.

Duhet kuptuar edhe sikleti që ka pasur në 8 vite. Nuk ndodhte asgjë në Partinë Demokratike nëse nuk jepte miratimin Sali Berisha. Tani besoj që pas këtij momenti kur kjo situatë e idhullit.

Tani fillon testi real për kryetarin e Bashkisë Lulzim Basha. Tani secili ka të drejtë ta vlerësojë. Në vitin 1992 fitoi Sali Berisha. Po ia jap unë, se është gjë tjetër. Në vitin 1996 mbushi kutitë. Në 2000, 2001, 2003 humbi”, u shpreh Alibeaj.

Alibeaj u shpreh se për të ndaluar Ballkanin e Hapur, Shqipëria duhet të ndjekë linjën e Shteteve të Bashkuara të Amerikës

“Basha mendonte gjithmonë se cili do të ishte mendimi i Sali Berishës. Nëse do dilte Basha për të përcaktuar linjën e partisë, gjysmë ore përpara do të dilte Berisha.

Kur iku Sali Berisha la koston e madhe të mandatit të dytë me 1 mln vota. Nuk mund të pretendonim ne të tjerët.

Për Ballkanin e Hapur nuk janë vetëm aq por shumë më tepër të prekur. Protesta duhet të jetë ndër të fundit mjete në lojën politike.

Kush mund t’i vërë fre disa ideve jo të mira të Ballkanit të Hapur. A mund të jenë Shtetet e Bashkuara të Amerikës? Po mund të jenë. Escobar tha se duhet të ketë zero ndryshim kufijsh të Kosovës.

Ne tani jemi çliruar. Kemi pasur ca barra gjjatë kësaj kohe për të mos krijuar dëme. Tashmë dëmet u krijuan. Tani kemi bërë një ndarje të madhe të të qenurit në një farë mase edhe hipokritë në politikë. Për ne nuk ka as alibi asgjë”, tha ai.