Big Mama dhe Antonela patën një debat tejet të ashpër mbrëmjen e djeshme në “Big Brother”, që degjeneroi në ofendime dhe akuza të rënda. Pasi Antonela e akuzoi Bigun se e ka sharë serbisht, këngëtarja iu kthye ashpër dhe e revoltuar u largua nga shtëpia.

Pas përfundimit të spektaklit, teksa bisedonte me Sarën dhe Donaldin, Antonela tha se Big Mama e kishte planifikuar një gjë të tillë.

Antonela: E kishte planifikuar përpara se i kishte thënë Beniadës

Donaldi: Ça i kishte thënë?

Antonela: Nuk e di ça i kishte thënë se nuk e kisha mendjen kur ma tha Beniada, veç mbaj mend që i kishte shkuar tek tualeti dhe i kishte thënë diçka për mua. Pyete pastaj Beniadën. Kishte thënë: ajo do të më nxjerrë nga vetja, ajo nuk e di ça i bëj asaj, gjëra të tilla.