Konkurrentët e “Love Story” spektaklin e sotëm vendosën në shënjestër Dean dhe Albionin.

Disa prej tyre e akuzojnë dyshen se ata mund të jenë të lidhur jashtë emisionit dhe Alketa i paralajmëroi se kjo do sillte në përjashtim për mungesë transparence.

Albioni: E vërteta është që nuk jemi të lidhur jashtë, atë që kemi për të thënë e themi këtu në emision. Nuk jemi të lidhur aspak.

Andi: Nuk është puna tek shqetësimi, ne jemi njerëz të rritur, ne kemi ardhur të njiheni këtu. Daniela me Vilianin duket shumë afër, ashtu si Dea me Albionin. Mua nuk më pëlqen që të vijë e të rri në karrige. Nuk dua që të hedhim letra në atë kuti, se mund t’i bëjmë dhe gjëra për inat për ndonjë konkurrentët. Por unë them që nëse fronistët dashurohen me një djalë të ikin dhe të vijnë vajza të tjera.

Dea: Unë e respektoj shumë Andin. Unë jam e interesuar që të njoh të gjithë djemtë.

Alketa: Nuk duam që të kemi një vendim përjashtues për ndonjërin për ju.

Andi: Ne kur kemi dal, kemi dal grup. Kur dalin vetëm dy persona mund të ketë diçka më shumë.

Alketa: Rregulli i parë i këtij emisioni është romancë përpara kamerave.