Pushime familjare në shkretëtirë, vjeshje verore dhe buzëqeshje në fytyrë, kjo ka qenë kartolina e veçantë e festave të fundvitit që kanë zgjedhur kësaj here, Duka dhe Dukesha e Kembrixhit.

Monarkët shfaqen me tre fëmijët e tyre në foton familjare. Kate shkëlqen me një fustan kaki, ndërsa Princesha Charlotte duket e rritur me një fustan me kuadratë. Princi George pozon me një bluzë dhe pantallona të shkurtra gri, ndërsa Princi Louis është ulur këmbëkryq në pjesën e përparme me një bluzë me vija.

Ndryshe nga kartolinat e zakonshme të Krishtlindjeve të Kembrixhit, të cilat vitet e fundit kanë qenë foto familjare të realizuara në shtëpinë e tyre në Norfolk, Amner Hall, monarkët këtë fundvit pozuan nga Jordania.

Kur William vizitoi Lindjen e Mesme në 2018 në një turne zyrtar, ai premtoi për tu kthyer sërish, së bashku me familjen.

Duka dhe Dukesha e Kembrixhit ndanë foton në Instagram me mbishkrimin: ” Të kënaqur që ndajmë një imazh të ri të familjes, i cili përket me kartolinën e Krishtlindjeve”.

Çifti e publikoi foton pothuajse një javë më herët se vitin e kaluar. Kur ajo u publikua në rrjetet sociale para publikimit zyrtar, fansat ishin të kënaqur me imazhin, ku disa vunë re se sa janë rritur fëmijët.