Bayerni vazhdon t’i bëjë presion Lewandowskit që t’i varë atletet me fanellën e klubit gjerman.

Numri një i Bayern Munich, Herbert Hainer, ia ka mbyllur dyert të gjithëve për Robert Lewandowskin.

Ai ka përsëritur edhe njëherë se Lewa është i veçantë për klubin dhe duan që ai t’i varë atletet duke e veshur fanellën e Bayern Munich.

“Do të isha shumë i lumtur nëse Robert e përfundon karrierën këtu. Një gjë është e sigurt, të gjithë ne në FC Bayern e vlerësojmë jashtë mase Lewandowskin”, tha ai për Sport Bild.

Kontrata e Lewandowskit me Bayernin përfundon në vitin 2023.