Dr. Geraldine McWeeney është emëruar në drejtimin e Zyrës së Organizatës Botërore të Shëndetësisë në Shqipëri.

Lajmin e ka bërë të ditur ministrja e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale, Ogerta Manastirliu e cila ka shprehur dhe mirënjohjen për mbështetjen e tij gjatë pandemisë.
“Mirënjohje për mbështetjen e pakursyer dr. Gerald Rockenschaub Organizata Botërore e Shëndetësisë në Shqipëri, WHO Albania. Çdo ditë në krah të përpjekjeve tona në këtë periudhë të vështirë të pandemisë. Shumë suksese dr. Geraldine McWeeney në drejtimin e Zyrës së OBSH në Shqipëri”, shprehet ministrja.