Donaldi dhe Beatrixa janë bërë pjesë e një loje të “Big Brother”, ku duhej t’i përgjigjeshin disa pyetjeve, mes tyre edhe personale. “Kur e keni dhënë puthjen e parë”, ishte një prej pyetjeve, të cilën Trixa nuk e kuptoi dhe mendoi se bëhej fjalë për puthjen e saj të parë jashtë “Big Brother”.

“Bëhet fjalë për ne të dy kur e kemi dhënë puthjen e parë, jo se kur e ke dhënë ti”, i tha Donaldi dhe më pas e pyeti nëse është e vërtetë që ajo ka qenë e virgjër deri 22 vjeç.

“Unë e di që ti ke qenë e virgjër deri 22 apo jo?”

“Hmm, po, 22”, u përgjigj Beatrix.