Një romancë e re ka lindur prej disa ditësh në Big Brother VIP. Beatrix dhe Donaldi kanë shprehur hapur ndjenjat për njëri-tjetrin.

Së fundmi, dyshja kanë shkëmbyer puthjen e parë në buzë. Kjo ka ndodhur teksa Beatrix dhe Donaldi ishin shtrirë në krevat në momente romantike.

Kujtojmë se mbrëmjen e së martës Donaldi u shpreh “ajo që dua është kjo” për Beatrixin, duke lënë në të shkuarën historinë me Bora Zemanin.