Dekarata e ish-kryeministrit Sali Berisha e dhënë një ditë para mbajtjes së Kuvendit Kombëtar të Partisë Demokratike është shoqëruar me dy incidente. Teksa fliste për mediat, porosia kryesore e Berishës për delegaët ishte që të visheshin trashë. Sipas Berishës, klima është e vetmja gjë që nuk varet nga demokratët.

Mirëpo këtë pjesë, Berisha e përsëriti disa herë dhe madje në një pjesë të deklaratës dëgjohet të thotë: Dua ta përsëris dhe një herë, atë pjesën që të vishen trashë. “Është live doktor,”– i thotë një vajzë.

Një tjetër fragment që siç duket montazhieri ka harruar ta presë, ishin edhe sekondat e fundit të deklaratës. Për disa sekonda Berisha u filmua teksa shikonte tek një person që ishte përballë.Dosja al/