Dashi

Deri të premten mund të merrni një surprizë ose një përgjigje që e keni pritur prej kohësh nga dikush që ju pëlqen. Në punë jeni të zhytur në mendime, por viti 2022 do të vijë ndryshe duke ju sjellë shpresa për të ardhmen.

Demi

Ndikimi i kundërt i Hënës do të sjellë disa mosmarrëveshje të vogla në romancë, por nuk do të jenë shqetësuese. Në punë jeni nervoz. Gjithçka ju sugjerohet të mërkurën është të shmangni lodhjen e tepërt.

Binjakët

E mërkura është dita për të sqaruar disa gjëra të rëndësishme. Duhet të bëni ndryshime në mënyrën se si punoni, keni shumë lodhje.

Gaforrja

E mërkura është dita më e mirë për të shmangur kërkesat në dashuri. Ndërkohë vijoni të punoni për një punë të re, por nëse doni të realizoni diçka të madhe, prisni deri në prill.

Luani

Shmangni polemikat në dashuri, nëse diçka nuk ju duket se po shkon mirë, thjesht përpiquni të mos e diskutoni. Shmangni përplasjet edhe në punë, edhe nëse nuk do të jetë e lehtë.

Virgjëresha

Një moment interesant do të vijë në dashuri ndërkohë që keni nevojë për pak qetësi. Jini pozitiv në punë, edhe kur ndiheni të shqetësuar.

Peshorja

Në dashuri, 3 ditët e ardhshme do të jenë interesante dhe nata e Vitit të Ri mund të sjellë lajme të mira. Edhe në punë do të merrni një stimulim për mirë.

Akrepi

Prisni deri në natën e ndërrimit të viteve për të përjetuar momente interesante pasi keni Venus dhe Merkur të favorshëm. Në punë mund të përjetoni një periudhë rikuperimi.

Shigjetari

Hëna do të hyjë në shenjën tuaj, së bashku me Marsin, në datën 31, duke sjellë lajme të mira në dashuri. Në punë tashmë ka ardhur një çmim, ndaj mendoni për vitin 2022 që mund t’ju sjellë një rikuperim të mirë.

Bricjapi

E mërkura është dita ideale për të bërë paqe nëse keni pasur ndonjë grindje të vogël. Në punë mos i lini pas dore kontaktet. Me vitin e ri mund të vijnë edhe përgjigjet që keni pritur.

Ujori

Në dashuri të mërkurën Hëna është kundër, ju mund të gjeni veten pranë atyre që nuk do të dëshironit. Në punë shtyjeni gjithçka për në janar.

Peshqit

Të mërkurën do arrini të kuptoni më qartë emocionet tuaja. Nëse keni nevojë për pushime nga puna, merrni disa ditë për t’u larguar sa më shpejt.