Presidenti serb, Aleksander Vuçiç foli nga Tirana për mediat serbe lidhur me incidentin e djegies së flamurit kombëtarë nga militantët e Sali Berishës në protestën e zhvilluar pasditen e djeshme.

Ai tha se ky veprim është i papranueshëm, por Shqipëria sipas tij reagoi me shpejtësi dhe seriozitet për ndëshkimin e autorëve.

“Unë nuk do të hyj në arsyet e tyre të brendshme partiake, por sigurisht që është e papranueshme përdhosja e simboleve dhe mendoj se Shqipëria ka reaguar me shpejtësi, seriozitet dhe përgjegjësi dhe kjo është edhe detyra jonë”, tha Vuçiç.