Djali i vogël i Azem Hajdarit i është bashkuar Kuvendit të thirrur nga ish-kryeministri, Sali Berisha.

Ndërsa falënderoi mbështetësit për pjesëmarrjen, ai u shpreh se ky Kuvend lartësoi Partinë Demokratike.

Po ashtu ai theksoi se kjo ditë e sotme të jetë mesazh dhe një synim për të vijuar përmirësimin e kësaj force politike.

“Ftoj bashkëmoshatarët e mi të investojnë në objektin më të rëndësishëm të jetës në dheun e nënës dhe babait të tyre. Shpresoj që ky Kuvend të jetë në lartësimin dhe përmirësimin e kësaj partie. Ju falënderoj të gjithëve”, tha ai.