Vendi ynë sot do të mbizotërohet nga alternime kthjellimesh dhe vranësirash të cilat do të sjellin të kthjellët por nuk përjashtohet mundësia për reshje të izoluara.

Sipas Meteoalb, sot temperaturat do të pësojnë rritje të lehtë ku do të variojnë: në zonat malore, nga -1°C në 09°C, në zonat e ulëta nga 05°C në 15°C dhe në zonat bregdetare nga 07°C në 18°C.

Era do të fryjë në drejtim Jugor ndërsa forca e valëzimit në det do të jetë 4 ballë.