Ousman Dembele është lojtari të cilit drejtuesit e Barcelonës i kanë vendosur një afat të caktuar për të vendosur nëse do rinovonte me blaugranat apo jo.

Sipas “Mundo Deportivo” francezi e ka marrë vendimin tashmë për të ardhmen e tij, i cili nuk dëshiron të rinovojë me Barçën, duke kërkuar të largohet kështu nga “Camp Nou”.

Sulmuesi fgrancez siç raportohet ia ka bërë të ditur edhe blaugranave se në fund të sezonit dëshiron të largohet në një kampionat tjetër ku ai të ketë mundësinë të shfaqë gjithë potencialin e tij dhe të kthehet në një lojtar të rëndësishëm.

Kontrata aktuale e Dembele me Barcelonën përfundon në fund të këtij sezoni. Sulmuesi po kërkohet nga Manchester United, Tottenham por edhe Newscastle. Gjithashtu nuk mund të përjashtohet edhe një rikthim i tij në Bundesligë aty ku Bayern ka shfaqur interes për francezin.

Edhe në Seria A, Juventus dhe Inter po shikojnë me kujdes mundësinë e një transferimi të mundshëm, por theksohet se dëshira e Dembelesë është të transferohet në njërën nga skuadra e Premier Leagues.

Sido që të shkojë kjo punë, e rëndësishme është se kushdo skuadër që arrin të transferojë sulmuesin e Barcelonës do e bëjë këtë me parametra zero.