Fifi dhe Granit Cana ishin dy nga ish-konkurrentët më të përfolur brenda shtëpisë së “Big Brother VIP Albania” për shkak të marrëdhënies së tyre të ndërlikuar dhe aludimet e ngritura herë pas here për një lidhje të mundshme.

Dyshja e këngëtares dhe futbollistit ishin shumë të afërt brenda shtëpisë më të famshme në Shqipëri, duke na dhuruar momente romantike gjatë rrugëtimit të tyre.

Megjithatë, ata ranë dakord se mumd të ishin shokë të mirë.

Nga ana tjetër, pas daljes së ish-banorëve, duket se marrëdhënia e tyre ka ndryshuar. Ata duken më afër se kurrë me njeri-tjetrin dhe duket se po kalojnë shumë kohë së bashku.

Graniti ka postuar një video në llogarinë e tij në “Instagram” duke shëtitur me Fifin. Ata janë krahë për krahë me njeri-tjetrin, duke shkëmbyer batuta dhe duke buzëqeshur së bashku.

Tashmë është e qartë se marrëdhënia e tyre është sheshuar dhe dyshja është më e afruar se kurrë.

Rikujtojmë se të dy kanë qenë në festën e 20-vjetorit të “Top Channel”, ku Kledi Hysa ka publikuar një vidteo të tyre teksa përqafohen. Më pas ata e kanë shijuar festën, duke kënduar e kërcyer.

Fill pas daljes së tyre, Graniti në një intervistë tregoi se gjërat nuk kishin shkuar siç priste pas daljes, madje kishte pritur një përqafim të ngrohtë prej Fifit, dhe nuk e kishte marrë.

Por dukshëm, gjërat kanë ndryshuar.