Lista vjetore e gjërave më të kërkuara në Google është publikuar dhe kryesohet nga Squid Game, Bernie Sanders dhe “si të veshim xhinset e ngushta”.

Në këtë listë trendesh, seriali korean udhëhoqi kërkimet e shfaqjeve televizive, kurse dorashkat e senatorit Bernie Sanders gjatë inaugurimit të Presidentit Joe Biden u siguruan që kërkimet për to të arrinin kulmin gjatë Janarit.

Fotot gazmore ose “meme” për dorashkat u kthyen gjithashtu në një hit kërkimesh për t’u pasuar nga “si të veshim me stil xhinset me prerje të drejtë”.

Fansat e kriketit në Indi ngulmuan që skuadra e tyre kombëtare të udhëhiqte 2021 pasi një tjetër nga fjalët më të kërkuara është “Australia kundër Indisë”. Edhe në Mbretërinë e Bashkuar, dominoi sporti i cili u përfaqësua nga “Euro 2021” si dhe futbollisti Christan Eriksen, i cili pësoi arrest kardiak gjatë turneut.

“Kur do të mbarojë karantina?” ishte pyetja që kryesonte listën e të gjitha fjalive pyetëse që fillojnë me “kur”. 5 gjërat më të kërkuara globalisht u dominuan nga sporti: Australia kundër Indisë, ndjekur nga India kundër Anglisë, Premier Liga Indiane, NBA dhe Euro 2021. Mes termave, ndodhen gjithashtu fjalët “Afganistan” dhe “vaksina Covid”.

Në listën e yjeve të muzikës, vendin e parë e mban kënga “Driver’s licence” e Olivia Rodrigo, ndjekur nga albumi i Lil Nas X “Montero” dhe kënga “Industry Baby”.