Vazhdojnë të dalin emra skuadrash që, sipas shtypit britanik, mund të shfaqin interes për Eden Hazard në janar.

Në Real Madrid supozojnë se është e vështirë për belgun që të bindë Ancelottin dhe Reali nuk do të kundërshtojë një huazim deri në fund të sezonit në mënyrë që ai të rritet diku tjetër.

Chelsea dhe Newcastle dhe West Ham, janë futur në garë për spanjollin.

Kalimi i deritanishëm i belgut në Real Madrid është një dështim. Ai mezi ka luajtur 54 ndeshje në dy vjet e gjysmë, në të cilat ka shënuar pesë gola dhe ka dhënë nëntë asistime marr nga AS.

Madridi i pagoi Chelseas 100 milionë euro për të, një shumë e cila nuk është justifikuar kurrë.

Ideja e Real Madridit do të ishte të rikuperonte një pjesë të investimit që bëri në kohën e tij për Hazard, por e di që kjo është e vështirë për momentin.

Prandaj, nëse vjen një propozim për të lënë në huazim, klubi do ta shihte atë në favor.

Sipas Rrjetit COPE, duke cituar burime nga ambienti i futbollistit, ai nuk ka në plan të largohet në janar, teksa gruaja e tij pritet të sjellë në jetë fëmijën e pestë dhe ai dëshiron që kjo të ndodhë në Spanjë.