“Kur u ktheva nga PSG dhe vazhdova dy vitet e fundit të karrierës atje, kalova shumë me Cristianon, punuam shumë mirë së bashku, por mendoj se Juve humbi ADN-në e vet. Arritëm në finale të Champions-it, sepse kishim një skuadër me shumë përvojë, por sidomos një unitet dhe konkurrencë brenda grupit, që ishte shumë e fortë”.

Këto janë fjalët e Buffon mbi ADN-në e humbur të Juventusit gjatë pranisë së Ronaldos aty. Konkluzion që përputhet me dy senatorët e tjerë bardhezi, Chiellini dhe Bonucci. E thënë më shkurt, duket sikur skuadra është penguar në përpjekjen e saj për të luajtur shumë në funksion të CR7. Dhe pasojat e gjithçkaje u ndjenë sidomos në fillimin e sezonit, me formacionin e Allegrit që kishte mjaft vështirësi.