Bora-Donald-Beatrix vijojnë të jenë tema më e nxehtë e këtyre ditëve në media sociale, e jo vetëm. Njerëzit tregohen shumë të vëmendshëm të kapin detaje për tu dhënë përgjigje shumë pyetjeve që kanë për protagonistët. Së fundmi, Bora ka postuar në Instastory një video ku falenderon ndjekësit dhe miqtë për dashurinë e treguar ndaj saj këto ditë teksa ka treguar edhe disa buqeta me lule që ka marrë.

Mirëpo, vëmendjen e ka marrë një pikturë që ndodhet në shtëpinë e saj. Ajo është një pikturë që Donaldi e ka bërë në mars të 2020, të cilën e ka postuar edhe në Instagramin e tij. Duket se kjo pikturë paska qenë një dhuratë për Borën dhe kjo e fundit vazhdon ta mbajë 8 muaj pas ndarjes së tyre dhe pak javë nga romanca e re e Donaldit me Beatrix.

Kujtojmë se reagimi i Borës për lidhjen e re të aktorit mori shumë vëmendje dhe u vlerësua nga të gjithë. Përmes një statusi në Instagram, pak ditë më parë ajo bëri thirrje që Donaldi mos të gjykohej dhe urrehej e aq më pak sulmohej.