*Nga Agron Gjekmarkaj/

Duke kaluar permes sfidash e trazimesh, mes goditjesh e sulmesh ja ku jemi sot, ja ku jemi ne, Partia Demokratike e Shqiperise , të shumtë, të vendosur , për ta mbajtur formacionin e studenteve të dhjetorit, partine e lirive pro perëndimore, pro amerikane, pro europiane si të tillë patriotike në sherbim të aspiratave per demokraci, integrim e prosperitet të kombit shqiptar.

Ndonese prezenca juaj ketu është, burim i madh shprese e vendosmerie ne nuk jemi këtu për festë, po për të ndarë e zgjidhur një krizë të madhe që na ka perfshirë! Për fat të keq ajo që na shfaqet si luftë mes dy personash, pra midis Lulzim Bashës dhe Sali Berishës në të vërtetë është një luftë për dy modele partish, partisë postkomunite të tranzicionit të Sali Berishës dhe Partisë demokratike të dekadës apo dekadave të së nesërmes. PD është partia e të gjithëve dhe si e tillë nuk mund të lejojë që kriza e një personaliteti politik si Sali Berisha, që ka dominuar PD-në e tranzicionit të përcaktojë fatin e Partrisë Demokratike për sot, nesër e përgjithmonë. Kriza vetjake e personale e personalitetit politik Sali Berisha, raportet e tij personale me Shtetet e Bashkuara të Amerikes, janë vetëm një shkëndijë që bëri shpërthenin gjithë problemet e akumuluara gjatë 30 viteve. Përgjegjës këtu mund të jetë shumëkush, por askush sa Sali Berisha nuk mund të jetë përgjegjës për krijimin e këtyre problemve dhe plagëve që ne kemi. Për këtë arsye, pak kush me mend në krye mund të besojë se ai mund të jetë shërues i plagëve që ka shkaktuar vetë.

Do doja që ky Kuvend, kjo parti, per here të parë të analizojë vetveten në menyrë kritike dhe analitike dhe kjo do të ishte një shenjë e mirë.

Partia Demokratike sot ka nevojë të bëjë një akt të madh historik. Ajo po pranon krizen e saj të identitetit. Ajo po pranon dhe duhet të bindet për këtë se identiteti I saj nuk mund të jetë identiteti I liderit gjë që ka ndodhur deri tashti me raportet e saj me Sali Berishën. Ajo duhet të ndahet nga Berishizmi siç u nda shoqeria nga Enverizmi! Cdo ndarje ka përmasën e saj të dhimbjes dhe trishtimit, por edhe farën e një fillimi të ri.

Pikërisht për këtë duhet thënë që në fillim se Berishizmi sot është enverizmi i demokracise. Me këtë nuk dua të them se ai është burimi i gjithë të këqijave, madje nuk dua ti mohoj asnjë meritë Sali Berishes për betejat që ai ka bërë, për cilesitë që ka shfaqur , për arritjet e tij në pushtet! Duke mos e mohuar per asnjë çast respektin dhe konsideraten intelektuale per Sali Berishen jam i shtrenguar të them se ai sot po sulmon trashigiminë e vet më të mirë. Madje po shkon aq larg sa ta kushtëzsojë jetëgjatësine e PD-së, opozitarizmit dhe të djathtës shqiptare me ciklin e vet politik madje dhe me atë biologjik.

Sali Berishes i shkonte per shtat pritja! Sali Berishës i duhej të sakrifikonte pak nga egoja e pakufishme për pushtet për të mos e cuar PD-në në këtë konflikt të egër vetshkatërrues. Ai duhej ta bënte këtë për mijëra e mijëra demokratë që e kanë ndjekur ndër vite, që e kanë mbështetur në ditë të vështira, që e kanë ngritur në majat e pushtetit që e kanë bërë kryeministër, president, që kanë sakrifikuar pa fund për të. Mbi supet e tij mund te rrinte edhe një akt kaq trondites si shpallja “non gratta” por jo, ai ndezi luften imagjinare me SHBA-të duke provokuar vokacionin pro amerikan të demokratve. Ai nuk la mundesi të madhengjeheshim e të perfshiheshim nga nostalgjia, na ndau sic ka bërë gjithmone, duke na vënë epitete të njohura.

Berishizmi në vetvete ka qënë e mbetet gjithmonë një perzierje e retorikes antikomuniste me format komuniste të veprimit e mendimit. Berishizmi nuk ka synuar kurrë dekomunistizimin e vendit. Autoritarizmi, kulti i individit, përdorimi i klientelës së tij kundër ligjit dhe oponentit, sovranizmi gati tribal në konflikt me aleatet tanë themelorë sa herë lëkundesh pushteti i tij, kompromentimi i kapitalizmit dhe ekonomisë së tregut duke e orjentuar atë në duar oligarkesh, marginalizimi i të ish persekuturave politike e ish pronarve , debimi i intelektualve duke e shnderruar PD në parti të tipit Leninist sipas parimit partia është Berisha,Berisha është partia, gjuha e ashper asgjesuese dhe cuarja e vendit per tre here drejt konfliktit civil, kanë qënë anet e tij negative.

PD kontribuoi të shembej sistemi komunist por sjelljen komuniste e mbajti të gjallë brenda saj, duke promovuar jo pak , friken, servilizmin, nënshtrimin, spiunllekun e në shume raste paaftësinë. Ajo lejoi vesin vesin për hir të kontrollit, i beri te vetet hajdutet dhe spiunet per ti shantazhuar sa me lehte.

Kjo është një ndarje e veshtirë sepse është dominuese në 30 vjet, ky është modeli sundues i politikes sonë me rrënjë historike e kulturore.

Prandaj nëse Lulzim Basha dhe ne demokratët e PD-së duam t’ja ndryshojmë kursin kesaj partie , duke e orientuar drejt së nesërmes nese të gjithë së bashku duam të rikthehemi sërish fitues, duhet ta tejkalojmë, pse jo ta rishpikim vetveten, ta rikoncëptojmë ofertën tonë për shoqërinë, ta rigjejmë misionin tonë politik e shoqëror. Vete zoti Basha, duhet ta gjykoje ne menyre kritike shkollen ku u formua si politikan, ambjentin me te cilin bashkejetoi, format e të drejtuarit e të bërit politike. Vete Lulzim Basha e ka jetike ti japë fund modelit politik të promovuar nga Sali Berisha dhe nen ndikimin apo presionin e tij edhe nga vete ai, modelit që kultura politike e PD dhe ajo shqiptare imponon , model që anon nga arroganca, narcizmi, moskonsiderimi dhe autoritarizmi, ku lideri është gjeni i cili posedon arsyet rracionale ndersa qytetaret turma qe duhet të binden.

Në këtë kontekst PD duhet të kthehet në parti e rregullave dhe mundesive, pa shpikur gjera jashtetokesore por të ndjeke modelet e partive popullore europiane, të cilat sanksionojnë garen për çdo gjë e per kedo!

Në statutin e Partisë Demokratike duhet të shkruhet me germa kapitale se kush humbet zgjedhjet e certifikuar nga OSBE-ODIR, largohet pa ndoshta e sikur po kaq ata të cilet për arsye meskine brenda partisë punojnë që të deshtojë lidershipi dhe projekti i perbashket!

Në PD duhet të marrë fund praktika e emerimeve dhe kooptimeve siç ka ndodhur me kryesinë aktuale, kjo është një metodë për të mbajtur rreth vetes një valvul besnikerie sigurie që le shije të keqe.

Në PD karriera duhet të sigurohet pertej vullnetit të liderit. Në vite është folur shpesh per hapje kur në fakt ato kanë qënë rekrutime personale. Elitat e ketij vendi i shohin me perbuzje partite politike sepse ato kanë kuptuar thelbin hipokrit të mardhenjes. Ato i ftojnë intelektualet, i marrin nga qendra e shoqerisë per ti perdorur si ushtarë dhe i hedhin në periferi të partisë duke ju vënë mbi krye çiçikove të cilet kanë besimin e liderit, personazhe të frustruar, servilë ndaj shefit dhe arrogantë, tejet arrogantë me ata që i konsiderojnë vartes, me anëtarësinë, me qytetarët. PD në Kryesine e saj, në keshillin kombetar e kudo ka nevojë per personalitete të forta me kontribut publik dhe jo për anonimë të stimuluar .

Ajo ka nevoje per opozitarë të fortë të debatit dhe terrenit e jo monologues patetikë facebooku. Demokratet kanë nevojë për ndjesë, për taktikat politike të përdorura të cilat nuk paten sukses si djegia e mandateve dhe mos hyrja në zgjedhje e cila nxiti revanshin per lufte klasash, ndaj demokratëve duke i lincuar e debuar ata nga cdo vendimarrje a vend pune.

Bashkë me mikun e kolegun Mark Marku kam folur pergjatë veres mbi nevojen e rithemelimit të PD tezë që u keqperdor dhe po keqpërdoret nga Sali Berisha i cili heshti kur ne folem. Më pas kur u cenua personalisht dhe u ndje i rrezikuar për vete, mblodhi rreth vetes, plot demokratë të zhgënjyer me të drejtë nga humbja, të lodhur me mjaft të drejtë nga pritja, të dëshpëruar me po aq të drejtë mungesa e perspektivës, u vuri në krye një kastë të konsumuar të njerëzve të pushtetit të PD-së në vite ish-ministra, ish deputetë, ish- drejtues të pushtetit të PD-së në nivele të ndryshme, kastë që nuk ka asnjë lidhje me të parët, dhe shpalli rithemelimin e PD-së por tashmë si një parti puniste, revolucionare, antiamerikane, antiperëndimore. Rikthimi i cdo figure te konsumuar e me koston nuk është rithemelim, është rishkaterrim.

Shume parti të djathta europiane janë rithemeluar , rindertuar dhe ja kanë dale. Nga viti 1992 e ketej shume individ dhe flukse e kanë braktisur PD por perseri ajo ka mbetur parti e madhe por jo parti e pare. Ajo mundet dhe do të behet e tille nese ekziston vullneti per hapje e bashkim me garanci ne statut, per rregulla qe i sanksionojnë keto, per ide me autoritet dhe jo autoritarizem tarafi, per harmoni brezash dhe jo shtypje brezash, me kendveshtrim nga rinia dhe elitat intelektuale e profesionale.

Pas kesaj që ka ndodhur nuk mund të vazhdojmë me rutinen tone , me të njejtin ligjerim, me te njejtat ide, gjithçka duhet te ndryshoje duke kapur ekzigjencat e shoqerise per perfaqesim jo duke ja imponuar perfaqesimin.

Ne duhet të mblidhemi perseri e sa me shpesh në kuvende te tilla.

Ballfaqimi, nevoja për ta bërë PD-ne fituese e Shqiperinë të denjë për femijet tanë duhet te jene shkolla jonë politike, per to ja vlen cdo sakrifice cdo perpjekje , cdo mundim.

Ne jemi perpara zgjedhjeve lokale , nje provë per ne , po kaq një mundesi e madhe ku duhet të shohim edhe pertej PD për të ndertuar aleanca të gjera me qytetaret në sherbim të fitores dhe transformimit.

I nderuar Lulzim Basha, mbi ju bie një pergjegjesi historike. Anetaresia e PD ju ka votuar në masen 83%. Kjo ndodhi në një kohë kritike për PD-në. Do ju duhet të merrni vendime të vështira, dhe do na duhet të marrim vendime të vështira .më i vështiri i të cilëve mendoj se është shkëputja nga një traditë politike e jona që na ka sjellë në këtë pikë krize. Një lider nuk e bën të tillë rutina, por momentet e vështira, tronditëse, shpeshherë në pamje të parë të pazgjithshme. Ndertoni modelin tuaja të liderit duke ja lënë modelin Berisha historisë, promovoni një traditë të re politike, shoqerojeni kete parti drejt proceseve transformuese pa hezitim me ate vendosmeri që mbrojtet aleancen me perendimin ne keto ditë të veshtira dhe ne do te jemi fitues dhe Shqiperia do të ndryshojë.

Vetëm kështu, të gjithë bashkë mund të dalim nga kjo situatë e rëndë për ne dhe për vendin, ku nga një anë kemi një qeveri që vjedh gjithcka: votat, taksat e qytetarëve, pronën, shkurt që po na heq përditë mundësitë për të jetuar në vendin toë e nga ana tjetër goditemi nga organizata antiamerikane qe po tentojnë që me shpenzimet tona dhe duke i manipuluar njerëzit tanë të na izolojnë nga bota demokratike si në kohën e Enver Hoxhës.

Demokratet e dinë këtë pa dallim e perjashtim pertej emocioneve të rastit e çastit ! Incidentet historike nodhin si me 25 Prill por po kaq korigjohen sepse shoqerite dhe popujt i kanë instrumentet sidomos kur liria vullneti e qendresa behen bashke si ne kete dite! Zoti i bekofte demokratet ne misionin e tyre te rinovuar.

*Fjala e mbajtur në Kuvendin Kombëtar të Partisë Demokratike