Kryedemokrati Lulzim Basha në një prononcim për media pas takimit me zyrtarin e lartë amerikan, Gabriel Escobar pranoi se temë diskutimi në selinë blu ka qenë edhe vendimi i SHBA për të shpallur non grata ish-kryeministrin Sali Berisha.

I pyetur nëse Escobar ka sjellë prova kundër Sali Berishës, që mund t’i paraqesë në organet e drejtësisë, Basha u përgjigj: “Pa diskutim që çështja e pandëshkueshmërisë dhe politikat e sanksioneve për personat “non grata” ishin pjesë e diskutimit, sa i përket çështjeve që i takojnë vendimeve të Departamentit të Shtetit jam i bindur që do të keni mundësinë të dëgjoni nga zoti Escobar qëndrimet e Departamentit të Shtetit”.

Kreu i PD iu përgjigj pozitivisht ftesës së Escobar për të vizituar Uashingtonin. “Është një ftesë e përsëritur, e mirëpres me shumë kënaqësi. Po planifikoj një vizitë në Uashington”.