“Rama ka themeluar shoqatën Basha-Bardhi më 18 dhjetor duke mbajtur peng Lulzim Bashin për të cilin nuk ka përgjegjësi asnjë demokrat.

Është vetë ai që ka rënë brenda me dy këpucët e tij, qoftë në dosjet Toyota Yaris dhe dosjen Muzinë. I ka gënyer të gjithë demokratët për të dy dosjet, përfshirë edhe Sali Berishën.

Tani peng Basha është koha të japësh dorëheqjen dhe të gjithë drejtuesit e pazgjedhur të PD nëse kanë sadopak nderim dhe vlerësim për këtë parti, nëse kanë vlerësimin më minimal për parimet duhet të pranojnë që nuk janë zgjedhur nga vota e këshillit kombëtar dhe duhet të kërkojnë rivotim me votë të veshehtë kandidaturat sic i përcakton statuti, përndryshe kuvendi i PD më 11 dhjetor do të marrë të gjitha masat që ju dëshironi për të shndërruar partinë në shtëpinë e lirisë”, tha Berisha