Në foltoren e tij të radhës me shqiptarët në Florida të Amerikës, Sali Berisha nuk i kurseu akuzat për ambasadoren amerikane në vendin tonë, Yuri Kim.

Sali Berisha: Yuri Kim me ndërhyrjet e saj është kataliste dhe në marrjen peng të Opozitës. Më 19 u shpall një vendim ku thuhej se unë jam shpallur non-grata për korrupsion. Menjëherë i dërgoj një letër Antony Blinken dhe i them se ky është një akt lobimi i Ramës dhe Soros. George Soros fillimisht u bë sponsor i shoqërisë civile në Shqipëri dhe unë e mirëprita këtë veprim të tij, por çfarë konstatova se gjithë rrjeti përbëhej nga individë dhe eksponentë të ekstremit të majtë.

Ai u vendos nën ombrellën apo si levë e Partisë Socialiste. Me fondacionin e tij ndërmori reformën ne drejtësi në Shqipëri me qëllimin e tij për t’i dhënë Ramës një dorë. Cilat janë rezultatet të dashur miq? Katastrofale.