Medhi Benatia i ka dhënë fund futbollit aktiv në moshën 34-vjeçare. Mbrojtësi ka bërë të ditur këtë vendim të rëndësishëm të tij nëpërmjet një postimi të gjatë dhe emocionues në Instagram.

Benatia arriti kulmin e karrierës së tij në sezonin 2013-14 ku u bë pjesë e Romës, më pas e Bayernit dhe e Juventusit deri në vitin 2019.

Marokeni u rrit shpejt, por po aq shpejt ishte dhe rënia e tij pasi largimit nga Juventusi, ku në dy vitet e fundit ishte pjesë e Al-Duhail dhe Karagumruk ku do të luante vetëm 6 ndeshje.

Gjithashtu një nga arritjet më të mëdha të mbrojtësit ishte edhe kualifikimi në Kupën e Botës 2018 me Marokun.

Postimi i Plotë: Që në moshë të vogël kisha vetëm një ëndërr, të bëhesha futbollist profesionist.

Për të arritur atje, më duhej të detyroja veten të punoja shumë, të bëja sakrifica, por mbi të gjitha të vendosja synime të reja në çdo fazë të karrierës sime.

Falë Zotit pata fatin të bëhem futbollist profesionist, por siç thonë në këtë profesion, pjesa më e vështirë nuk është të nënshkruash kontratën e parë, por të zgjasë me kalimin e kohës.

Pas më shumë se 15 vitesh “shërbim të mirë dhe besnik” ndaj futbollit, pasi kam luajtur në kompeticionet më prestigjioze, kam vendosur t’i jap fund karrierës!

Gjatë gjithë karrierës sime kam takuar njerëz të mrekullueshëm që më kanë lejuar të ndërtoj veten time, kjo është arsyeja pse unë dua t’u bëj homazhe të gjitha klubeve ku kam qenë:OM, Lorient, Tours, Clermont, Udinese, Roma, Bayern Munich, Juventus Torino, Duhail, Karagumruk.

Kjo punë më ka lejuar gjithashtu të mbroj dhe përfaqësoj vendin tim, Marokun, me të cilin kam përjetuar momente të paharrueshme, por në veçanti Kupën e Botës 2018.

Në fund për të përfunduar dua të falënderoj të gjithë ata që më kanë mbështetur gjatë gjithë kësaj kohe, prindërit, gruan, fëmijët e mi, agjentin tim, miqtë e mi të ngushtë dhe ju që më ndiqni.

Thonë se fundi i një gjëje është gjithmonë fillimi i një tjetri….

Ndaj them se shihemi së shpejti, gjithmonë me punë dhe pasionin si udhërrëfyes.